AKTUALE

Hapet segmenti i ri rrugor që lidh aksin Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin, Rama: Një akses i ri për mjetet pranë aeroportit

Banner

Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë-Krujë–Kamzë me Rinasin. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili ndau disa foto nga ky aks i ri rrugor.

“🚘🚖🚙 🚍🚐Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë – Kamëz me Rinasin, duke i dhënë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”✈️ Kjo rrugë e re përfshin edhe urën Tubit🤝
#VetëmPërpara➡️🇦🇱”, shkruan Rama.

Vitin e kaluar u hap edhe rruga e re alternative, që lidh kthesën e Kasharit me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, për t’iu përgjigjur shifrave në rritje të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit.

Në fund të gushtit, numri i pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” shënoi shifrën e 4 milionë pasagjerëve, ndërsa vendi përjetoi sezonin më të mirë turistik./balkanweb.com

Banner

Related posts

Përkahje masive për Blerim Bexhetin, mikpritje në çdo familje

Gjyla Halili

Sanksionohen 227 shoferë në Shkup

admin

Ali Ahmeti uron besimtarët për Pashkët Ortodokse

Gjyla Halili

Leave a Comment