BOTA

Gjermania thotë që nuk do e pengojë Poloninë për dërgimin e tankave ‘Leopard 2’ në Ukrainë

Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Ana Baerbock, ka thënë se ajo “nuk do të pengonte” Poloninë nëse ata do të dërgonin tanket Leopard 2 në Ukrainë.

Ukraina i ka bërë thirrje Perëndimit të sigurojë tanket e prodhuara nga Gjermania që sipas tyre do t’i ndihmojnë ata të mposhtin Rusinë.

Por, Gjermania ka ligje të eksportit që pengojnë vendet e tjera që ta bëjnë këtë dërgim.

Megjithatë,  Baerbock tha se Polonia nuk kishte kërkuar ende leje eksporti.

“Për momentin pyetja nuk është bërë, por po të na pyesnin ne nuk do të qëndronim në rrugë”, tha Baerbock, raporton BBC.

Javën e kaluar, kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki tha se vendi ishte gati të siguronte 14 tanke Leopard 2 për Kievin në qoftë se Berlini i lejonte ata ta bënin këtë.

“Aftësia për të mbrojtur lirinë në Ukrainë mund të varet nga kjo,” tha ai.

Tanket Leopard 2 ishin projektuar posaçërisht për të konkurruar me tanket ruse T-90, të cilat janë duke u përdorur në pushtim.

Besohet se ka më shumë se 2,000 prej tyre në mbarë botën dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se rreth 300 prej tyre do të ndihmonin për të siguruar një humbje ruse.

Shumë vende aleate janë zhgënjyer me Gjermaninë për shkak të hezitimit të saj për të dërguar tanket e veta Leopard 2.

Sipas rregullave aktuale, Gjermania duhet të sanksionojë gjithashtu çdo ri-eksport të tankeve të saj nga vende të tjera, të tilla si Polonia.

Pas një takimi të më shumë se 50 vendeve aleate të premten, Gjermania nuk ishte angazhuar ende të furnizonte tanket dhe as të lëshonte licencën e tyre të eksportit. Por ajo mohoi bllokimin e njëanshëm të eksportit të tankeve.

Në një deklaratë të përbashkët të shtunën ministrat e jashtëm të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë i thanë Gjermanisë “t’i japin tanket Leopard Ukrainës tani”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka qenë tradicionalisht skeptik për përfshirjen e Gjermanisë në konfliktet ushtarake, dhe i shqetësuar për shkak se mund të bëhet një përshkallëzimi nga Rusia.

Schloz u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në fundjavë për të përsëritur aleancën e pas-luftës të të dy vendeve.

Franca tashmë është angazhuar për dërgimin e tankeve të lehta në Ukrainë dhe Macron sugjeroi se ishte e mundur që tanket e rënda Leclerc të prodhuara në Francë mund të dorëzohen gjithashtu në Ukrainë.

Vende të tjera janë angazhuar të dërgojnë tanke, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e cila do të dërgojë 14 Challenger 2s.

Related posts

30 viktima të tjera vendosen të prehen në Srebrenicë në 28 vjetorin e masakrës (fotot)

admin

Ukraina kthen mbrapsht tanket ‘defektoze’ Leopard 1 të dërguara nga Gjermania (fotot)

admin

Përplasen autobusët në New York, 18 të plagosur

admin

Leave a Comment