SPORT

“Shqiptarët treguan luftë dhe ambicie, jo si ne”! Zielinski bëhet tifoz me Shqipërinë: Shpresoj që të fitojnë edhe kundër Çekisë

Zielinski ka folur pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë, atje ku polakët kanë humbur me shifrat 2-0. Mesfushori i njohur ka bërë edhe llogaritë e kualifikimit, duke uruar që Shqipëria të fitojë kundër çekëve, në mënyrë që Polonia të ketë shans për Europian.

“Shqipëria ka reaguar kur u anulua goli jonë. Ata besuan se mund të arrinin një rezultat të mirë. Shqiptarët treguan luftë, ambicie, gatishmëri për ta fituar këtë ndeshje. Ne nuk e kishim atë. Nëse nuk do të kishim të njëjtin nivel lufte dhe përkushtimi si shqiptarët, nuk mund të fitonim. Tani duhet që të fitojmë të tre ndeshjet dhe të shpresojmë se Shqipëria do të fitojë edhe kundër Cekisë”, tha Zielinski. /Sport Ekspres/

Banner

Related posts

Juventus shënon fitore të rëndësishme përballë Fiorentinës

admin

“Ferrari”, me pamje të re në Monza

admin

Mervan Bejtullahu është i padëshiruar për FC Prishtinën

admin

Leave a Comment