AKTUALE

Kuvendi sot nis sesionin vjeshtor, Kryesia pritet t’i caktojë dy seanca

Kuvendi i Kosovës sot pritet të nisë sesionin e ri vjeshtor. Ai do të fillojë me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që pritet të mbahet në orën 11.

Kryesia ka në rend ditë caktimin e dy seancave plenare, njëra me 23 pika e tjetra me 13. Ndër pikat e seancës së parë që pritet të caktohet, janë edhe votimi i 3 marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat pushteti, pa votat e opozitës nuk ka arritur t’i miratojë dhe shqyrtimi i dy marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare.

Kuvendi ka në procedurë 48 projektligje që kanë mbetur të papërfunduara nga sesionet e kaluara.

Gjatë sesionit pranveror deputetët kanë miratuar 43 ligje, që nuk është as gjysma e punës së kryer në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Banner

Related posts

Fansat të mahnitur me dukjen e Claudia Schiffer: Është një femër e bukur dhe natyrale

admin

Despotovski: Vetëm vitin e kaluar krijuam 7 mijë vende të reja pune në TIRZ, dhe 450 miljon euro kontrata

Gjyla Halili

Mexhiti: Nuk ndjej kënaqësi kur e shoh BDI-në në shkatërrim e sipër, e kam investuar pjesën më të mirë të rinisë aty! Askush s’është i lumtur me këtë, por fatkeqësisht ky është realiteti

Gjyla Halili

Leave a Comment