SPORT

Kualifikueset Euro 2024/ Formacioni zyrtar për ndeshjen ndaj Polonisë, Sylvinho rikthen dy titullarë

Banner

Shqipëria kërkon një rezultat pozitiv ndaj Polonisë në orën 20.45. Për takimin kualifikues të Euro 2024 që do të luhet në “Air Albania” trajnerët Sylvinho dhe homologu Fernando Santos kanë shuar të gjitha dyshimet, duke vendosur kështu për titullarët.

Numri një i pankinës së kombëtares tonë, Sylvinho si zakonisht i ka qëndruar besnik filozofisë së tij të futbollit, duke luajtur me më të mirët në dispozicion. Vihet re se “timonieri” ka rikthyer si titullarë Strakoshën dhe Uzunin (Në ndeshjen e kaluar luajtën Berisha dhe Seferi).

Te Polonia nuk mungon në sulm ylli Robert Lewandowski, ndërkohë që s’mund të lihet pa përmendur mesfushori Zielinski. Tekniku i polakëve, Santos ka preferuar një miks në formacion, mes lojtarëve me eksperiencë dhe talenteve.Takimi gjykohet nga arbitri spanjoll Jose Sanchez.

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Uzuni; Cikalleshi. Trajner: Sylvinho

Polonia: Szczesny, Kaminski, Bednarek, Kedziora, Cash, Zielinski, Kiwior, Szymanski, Krychowiak, Lewandoski, Bereszynski./Balkanweb.com

Banner

Related posts

Shqipëria gjen kundërshtar në Azi për miqësoren e 24 marsit, testi i parë i Sylvinhos

admin

Manchester City nuk heq dorë nga titulli

admin

Kroos hyn në histori me këtë rekord interesant

admin

Leave a Comment