SHQIPËRI

Policia shqiptare në aksion, çfarë u synua të futej në “Air Albania” sot?

Policia shqiptare ka sekuestruar në mesditë nga disa tifozë një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike. Tifozët këto mjete tentuan t’i fusnin në mes flamujve dhe…

Policia shqiptare ka sekuestruar në mesditë nga disa tifozë një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike.

Tifozët këto mjete tentuan t’i fusnin në mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor, për t’i futur pastaj kundërligjshëm në ndeshjen Shqipëri-Poloni në stadiumin “Air Albania”.

“Policia ka marrë masa për shoqërimin në Komisariat, të shtetasve përgjegjës, si dhe për çdo rast tjetër që do të konstatohet gjatë kësaj kohe, do të merren masa për shoqërimin dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Pëndryshe, Shqipëria sot do të ballafaqohet me Poloninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Banner

Related posts

Shkoi për të fjetur gjumë, por nuk u zgjua më, ndërron jetë 18- vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

admin

Shqipëria heq vizat me pesë shtete në përpjekje për të joshur sa më shumë turistë të huaj

Gjyla Halili

“Prej kohësh kam marrëdhënie intime me vajzën”, Gjici njofton dorëheqjen

admin

Leave a Comment