SPORT

“Vë bast, do t’i marrim barazimin”! Shikoni ku ka arritur Shqipëria, ish-lojtari i Polonisë: Duhej t’i shënonim 8 gola Ishujve Faroe, të trembnim shqiptarët

Banner

Situata mes Shqipërisë dhe Polonisë ka ndryshuar shumë. Nëse më parë polakët kishin gjithmonë fitoren e sigurt që pa nisur ndeshja, këtë herë është komplet një tjetër panoramë. Mjafton intervista e Lukasz Gikiëicz, një lojtari polak që i thotë të gjitha.

“Ne do të luajmë me peshat e rënda në Tiranë dhe vë bast se do ta marrim një barazim atje”, tha polaku sipas “Sport Interia”. Nga krahu tjetër, Lukaz shtoi: “Duhet t’i shënonim 8 gola Ishujve Faroe që t’i “trembnim” shqiptarët. Por, çfarë panë shqiptarët? Që ne kishim frikë për një kohë të gjatë që edhe mund të mos fitonim dot fare kundër Ishujve Faroe.

Dhe më e bukura, kur u hodh shorti, të gjithë po qeshnim me këtë grup. Jam i sigurt se në Shqipëri stadiumi do të digjet, tifozët do të jenë shumë flaktë. Dhe nëse luajmë ndaj Shqipërisë si herën e fundit me Ishujt Faroe, nuk kemi për të dalë me asnjë pikë nga aty”, Lukasz. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Banner

Related posts

Superliga e femrave në basketboll: Java e mysafirëve

admin

Mbappe e Haaland te Real Madrid, e thotë dikush shumë i rëndësishëm

admin

Struga pret Buduçnostin, publikohen formacionet zyrtare

admin

Leave a Comment