KOSOVË

Janë të papranueshme politikat ndarëse dhe sulmet ndaj BeH

Banner

I dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, qëndroi në Banja Llukë ku u takua me kryetarin e Republikës Srpska, Millorad Dodik, të cilit i tha se “politikat ndarëse, sulmet ndaj institucioneve shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe ngushtimi i lirisë së medias dhe shoqërisë civile” janë të papranueshme dhe nuk do ta çojnë BeH drejt anëtarësimit në BE.

“Biseduam për vazhdimin e procesit të integrimit ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, ratifikimin e marrëveshjes së tretë për lëvizshmërinë, e cila ende nuk është arritur, si dhe aderimin e BiH në Deklaratën Rajonale për Sigurinë e Energjisë, këto janë me rëndësi kyçe”, tha Sarrazin.

Ai ka njoftuar Dodikun se gjermani do të ndërpres katër projekte në vlerë të 105 milionë eurove, për Republikën Srbska, që është pjesë përbërëse e BeH.

“Përveç kësaj, i shpjegova edhe një herë atij [Dodik] arsyet e përfundimit të njëpasnjëshëm dhe kontraktual të katër projekteve të mëdha në Republikën Srpska të financuara nga Gjermania. Politika secesioniste, sulmet ndaj institucioneve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës, ndaj mediave dhe ndaj shoqërisë civile kanë pasoja. Kjo është arsyeja pse ne morëm vendimin për të përfunduar katër projekte të rëndësishme infrastrukturore me një vlerë totale prej 105 milionë euro (mbi 205 milionë marka boshnjake)”, shkruan tutje Sarrazin.

Banner

Related posts

Më thanë tradhtar i kombit

admin

SHBA, seancë për Ballkanin Perëndimor në Senat

admin

Kuvendi i Drenasit miraton listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim, Lladrovci falënderon asamblistët

Gjyla Halili

Leave a Comment