KOSOVË

“Prishtina do vetëm t’ua marrë pronat dhe t’i dëbojë serbët”, thotë Petkoviq në reagim ndaj Bislimit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është shprehur se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë një sërë të pa vërtetash në një intervistë për “Danasin” para rundit të ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që sipas tij, është stili negociues i Bislimit dhe një nga arsyet pse procesi i normalizimi i marrëdhënieve është vazhdimisht në ngecje ose regres.

Petkoviq thekson se Bislimi flet për dëshirën e Prishtinës për të integruar serbët në Kosovë, “kur në fakt e vetmja gjë që ata duan është që të marrin pronat e serbëve dhe të Serbisë, dhe të dëbojnë popullin serb”.

“Prishtina nuk e fsheh atë qëllim, sepse me urdhër të drejtpërdrejtë të Kurtit dhe Bislimit, popullit serb i mohohen barnat, ushqimet bazë, tekstet shkollore… dhe për shkak të ‘dashurisë së tepërt’ të Prishtinës, pushkatojnë fëmijët serbë dhe arrestojnë serbët e pafajshëm çdo ditë”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviqi për çdo gjë e bën fajtor Kosovën, madje edhe se s’po zbaton marrëveshjen e njohjes së diplomave apo edhe çështjen e personave të pagjetur.

“Thelbi i dialogut është Asociacioni, të cilin Prishtina ka më shumë se dhjetë vjet që refuzon ta formojë, edhe pse është obligimi më i madh edhe për Kurtin edhe për Bislimin në dialog. Prandaj Bislimi ikën nga tema e Asociacionit si djalli nga kryqi, duke pretenduar se ky obligim i Prishtinës nuk ekziston”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Petkoviq ka thënë se kjo mënyrë nuk do t’u shkojë mirë ndërmjetësuesve në dialog, sepse ata janë shumë të vetëdijshëm, siç thotë ai, për pabesueshmërinë dhe paqëndrueshmërinë e negociatorëve të Prishtinës dhe në fund, “ata kanë një pasqyrë të qartë të përmbushjes të secilës marrëveshje”.

“Fatkeqësisht, kjo nuk e pengon Bislimin që çdo herë të përpiqet të bindë të painformuarit, me ndihmën e mediave manjate në Serbinë qendrore”, ka thënë ai, duke sulmuar “Danasin”, median serbe ku dha intervistë Bislimi të shtunën.

“Dhe miti për veriun e kriminalizuar të Kosovës, për të cilin insiston Bislimi, është një trillim i plotë, sepse veriu ishte një vend i qetë për të jetuar serbët, para se falangat e Kurtit të dërgoheshin atje për të kryer një fushatë frikësimi dhe terrori ndaj popullit serb”, ka shtuar Petkoviq.

Related posts

Në Bosnje e Kosovë ka njerëz që mendojnë se pa Gjukanoviqin s’ka Mal të Zi

admin

​AAK e dërgon në Kushtetuese ligjin për pagën minimale

admin

Rama pas takimit me presidentin francez, zbulon se çfarë u bisedua

admin

Leave a Comment