Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka njoftuar të shtunën se deri tani janë proceduar për pagesë 130 mijë aplikantë për subvencionimin e teksteve shkollore.
Ai ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të procedohet edhe pjesa tjetër.
“Nga MAShTI janë procesuar për pagesë pas verifikimit 130,000 aplikantë dhe në fillim të javës së ardhshme do të procedohet pjesa tjetër. Kjo procedurë po vazhdon dhe të gjithë aplikantëve do të ju transferohen mjetet”, ka shkruar Kelmendi në Facebook, duke shtuar se janë në koordinim edhe me institucionet relevante që transferimi të bëhet në intervale sa më të shpejta koho