Aplikoni mbrojtës pasi t’i zbardhni flokët
Vetëm pse i keni flokët e dëmtuar, nuk do të thotë se mund t’i zbardhni prapë pas një periudhe të caktuar kohore. Vetëm këtë herë, duhet të pyesni floktarin tuaja për të aplikuar produkte mbrojtëse përgjatë zbardhjes.
Pyesni floktarin për një shampon profesional
Ky produkt është i ngjashëm me atë pak më lartë, aplikohet në një shkallë të caktuar të procesit të zbardhjes. Ky shampon profesional aplikohet në mes të kokës kur flokët janë të lagura pasi procesi i zbardhjes është përfunduar. Floktari do të aplikoj atë për herë të parë, por ju mund të vazhdoni ta përdorni ditëve të ardhshme në shtëpi. Efektet e tij do të zgjasin me javë të tëra.
Bëni masazh kafkës me gjalpë
Mund të e keni kuptuar, por keni produkte në shtëpinë tuaj që mund t’ju ndihmojnë t’i trajtoni flokët e dëmtuara. Një nga këto produkte është gjalpi. Mund të aplikoni një sasi të vogël në kafkën tuaj dhe të filloni t’i bëni masazh për disa minuta. Mbështillni kokën tuaj dhe lëreni gjalpin për 30 minuta. Shpërlajeni me shampo dhe do të shihni një shkëlqim të menjëhershëm.
Bananet janë një frutë e jashtëzakonshme jo vetëm për t’u ngrënë
Sikur avokado, bananet janë shumë fitimprurëse për flokët e dëmtuar. Janë të pasura me fibër, vitamina, dhe proteina, të gjitha të cilat i nevojiten flokëve të dëmtuar. Çka ju duhet të bëni është të përzini një copë bananen me mjaltë, vaj dhe jogurt. Shmanguni aplikimit të saj në rrënjë dhe mbajeni për 30 minuta. Pastaj, Mund të pastroni flokët me shampon.
Në sallone tretmanet janëshumë të shtrenjta për ju, por ju mund të provoni formula shtëpiake. E gjitha që duhet të bëni është të përzini pak vaj kokosi të pastër me vaj bajamesh. Një studim ka treguar se vaji i kokosit ulë humbjen e proteinave, e cila është arsyeja kryesore pse flokët tuaj duken të thata dhe pa gjallëri. Gjithashtu mbron nga dëmtimi që vjen prej krehjes. /Telegrafi/