BOTA

Nju Jorku ndalon listimin e shtëpive në AirBnB në mesin e një krize strehimi

Nëpërmjet një ligji të ri Nju Jorku ka ndaluar dhënien me qira të banesave për më pak se 30 ditë, duke i dhënë një goditje të drejtpërdrejtë industrisë së Airbnb dhe platformave të tjera të ngjashme në qytet.

Ligji sipas shifrave prek më shumë se 36 mijë shtëpi të listuara për tu dhënë me qira ditore.

“Nju jorku po bën një gabim të madh, gati një vetëvrasje, pasi në këtë mënyrë do t’i mbajë të rinjtë larg qytetit”– u shpreh një zotëri.

Ligji i ri lejon marrjen me qira të dhomave vetëm kur qiradhënësi jeton në apartament dhe është i pranishëm gjatë gjithë qëndrimit. Vizitorët mund të jenë jo më shumë se dy në të njëjtën kohë dhe ata nuk mund të kyçin dyert e dhomës së tyre.

Pritësit duhet të regjistrohen në zyrën e kryetarit të bashkisë dhe të paguajnë 145 dollarë çdo dy vjet. Por lejet jepen me masë. Nga më shumë se 3800 aplikime të regjistruara deri më tani, më pak se 300 janë miratuar. Gjobat për shkelësit variojnë nga 1000 dollarë deri në 7500 dollarë, megjithëse të ftuarit nuk do të preken.

Pronarët dhe platformat si Airbnb ankohen për ligjin, por një numër i madh banorësh të qytetit thonë se favorizojnë rikthimin e qirave afatshkurtra në tregun afatgjatë për të lehtësuar krizën e banesave.

“Unë mendoj se ndoshta është e nevojshme. Strehimi është krejtësisht i papërballueshëm në Nju Jork, dhe nuk mendoj se një zgjidhje është të ndërtojmë më shumë pallate. Por, sigurisht heqja e mijërave banesave nga tregu është një problem i vërtetë.”– tha një zonjë.

Zyra e kryetarit të bashkisë dëshiron t’i japë fund asaj që ajo e quan një praktikë të paligjshme, e cila gjeneron çështje “zhurmë, mbeturina dhe siguri personale” për banorët e përhershëm.


Top Channel

Related posts

Situata e vështirë në Sudan, shefi i OKB-së: Po shkon drejt vdekjes dhe shkatërrimit

admin

Biden: NATO-ja më e fortë se kurrë më parë

admin

Mbi 40 mijë të zhvendosur si pasojë e vërshimeve në Libi

admin

Leave a Comment