BOTA

Biden – Modi diskutojnë mbi demokracinë, por mediat amerikane nuk lejohen në takim

Presidenti Joe Biden zhvilloi diskutime me dyer të mbyllura me Kryeministrin indian Noredra Modi për rreth një orë këtë të premte, pak pasi mbërriti në Nju Delhi për të marrë pjesë në takimin e nivelit të artë të G20, që do të zhvillohet gjatë fundjavës.

Ndërsa zoti Biden dhe zoti Modi u takuan në rezidencën e kryeministrit indian, mediat amerikanë u futën në një furgon, larg syve të udhëheqësve, një situatë e pazakonte për reporterët dhe fotografët që ndjekin dhe filmojnë daljet publike të presidentit, në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit.

Dy udhëheqësit lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimit, ku thuhej se vendet u zotuan për të bashkëpunuar në një sërë çështjesh, nga vlerat demokratike tek furnizimi me pajisjet për gjysmë përçuesit dhe deri tek kompjuterat kuantikë.

Zyra e kryeministrit shpërndau fotografi të takimit, ku udhëheqësit shfaqeshin krah njëri tjetrit dhe diskutonin më mënyrë miqësore.

Zoti Biden dhe zoti Modi u takuan për herë të fundit në qershor, kur udhëheqësi indian ishte i ftuar për një vizitë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë. Ata pritej të diskutonin përparimet për një numër marrëveshjesh të arritura në qershor, përfshirë një marrëveshje për të lejuar kompaninë General Electric që të prodhonte motorë avionësh në Indi për avionët ushtarakë të ushtrisë indiane.

Sekretarja amerikan e Thesarit, Janet Yellen ishte e pranishmë në takim, sikurse edhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Nga pala indiane, të pranishëm ishin ministri i Punëve të Jashtme Subrahmanyam Jaishankar dhe këshilltari i sigurisë Ajit Doval.

Gazetarët nuk mundën të shihnin mbërritjen e Presidentit Biden ose Sekretares Yellen dhe u lanë në një furgon jashtë rezidencës së zotit Modi, një kompleks në qendër të Nju Delhit, për rreth 10 minuta përpara se t’u kërkoje që të largoheshin.

KRITIKAT MBI LIRINË E MEDIAS

Pikërpyetjet mbi qasjen e medias në vizitën në Indi kanë qenë të vazhdueshme, pasi programi i takimeve, i shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë nuk parashikonte praninë e gazetarëve që ndjekin veprimtarinë e presidentit amerikan.

“Po përpiqemi të bëjmë gjithçka kemi mundësi për të siguruar që të keni qasje atje”, u tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, gazetarëve në avionin Air Force One, teksa udhëtonin për në Indi.

Amendamenti i parë i Kushtetutës mbron lirinë e shprehjes dhe të shtypit në Shtetet e Bashkura, ndërsa liria e shprehjes mbrohet në Artikullin 19 të Kushtetutës së Indisë.

Kryeministri indian është përballur me kritika për dobësim të lirisë së medias në Indi që nga marrja e detyrës.

Qeveria thotë se India ka një shtyp të lirë.

Grupi i gazetarëve amerikan, i përbërë nga përfaqësues të organizatave kryesore të lajmeve, e shoqëron presidentin në udhëtime jashtë dhe brenda vendit dhe përgjithësisht ka qasje në ngjarjet kryesore. Organizatat e lajmeve e rimbursojnë plotësisht qeverinë amerikane për kostot e udhëtimeve dhe është jashtëzakonisht e rrallë që ato të ndalohen plotësisht.

Zoti Modi, i cili shumë rrallë del para gazetarëvë apo u përgjigjet pyetjeve të tyre në Indi, u pyet nga një gazetar amerikan mbi gjendjen e respektimit të të drejtave të njeriut gjatë konferencës për shtyp me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë në qërshor.

Aleatët e tij e sulmuan më vonë gazetarin, duke ndërmarrë një fushatë ngacmimesh në internet, që Shtëpia e Bardhë e cilësoi si “të papranueshme” dhe “në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë”.


Top Channel

Related posts

Franca “digjet”, Macron kërcen në koncertin e Elton John: Shpërthen indinjata!

admin

Vrasja e të riut nga huliganët e PAOK-ut, Gjykata e Selanikut burg dhe dënim të përjetshëm për 7 nga 12 të akuzuarit! 4 prej tyre shqiptarë

admin

​Stano: Nëse Serbia nuk është duke bërë gjithçka në deeskalim, do të vendosen masa ndaj saj

admin

Leave a Comment