BOTA

I lidhur me duart pas shpine, gjendet në ujë trupi i pajetë i një britaniku në Ukrainë

Një britanik që i ishte bashkuar Legjionit Ndërkombëtar në Ukrainë, është gjetur i pajetë me trupin e hedhur në uji dhe duart e lidhura pas shpine.

Jordan Chadwick, 31 vjeç, me origjinë nga Burnley në Lancashire, kishte shërbyer më parë si roje skoceze në Ushtrinë Britanike nga 2011 deri në 2015.

Nëna e tij, Brenda Chadwick u shpreh e trishtuar dhe zemërthyer për humbjen e djalit të saj, të njohur si Joe. Ushtria Ndërkombëtare e Ukrainës lehtësoi kthimin e Chadwick në vendin e tij më 7 gusht.

Ndërkaq, një hetim zyrtar për të përcaktuar rrethanat rreth vdekjes së zotit Chadwick është planifikuar të zhvillohet në shkurt. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme e konfirmoi lajmin për Sky Neës këtë mbrëmje.

“Ne po ofrojmë ndihmë për familjen e një britaniku që vdiq në Ukrainë dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”, tha zëdhënësi.


Top Channel

Banner

Related posts

I paditur për zgjedhjet në Xhorxhia, Trump mund të kërkojë zhvendosjen e çështjes në një gjykatë federale

admin

Pas mbështetjes për Suedinë, Turqia pret hapa konkretë për anëtarësim në BE

admin

Rusia sulmon Kievin me dronë dhe raketa

admin

Leave a Comment