AKTUALE

Rakia, qoftet dhe qeleshet më të preferuarat nga turistët, artizanët kërkojnë më shumë vëmendje

Rakia, qoftet dhe qeleshet më të preferuarat nga turistët,
Nga rakia te maza, qoftet e byreku, bashkë me qeleshet apo jelekët, tradicionalja shqiptare ka arritur të joshë turistët e huaj.
“Për babanë kam blerë raki. Një taksist na çoi të hanim qofte, bazë dhe byrek. Kanë një shije krejt ndryshe nga ushqimet tona. Shijova shumë në këto gati dy javë pushime këtu”, thotë një turist holandez.
Shijen e ushqimeve tradicionale e konfirmon edhe Lotte, e cila tani është vënë në kërkim të suvenierëve për t’ua çuar si dhuratë të afërmve në Holandë.
“Më kanë bërë shumë përshtypje kostumet popullore dhe skulpturat e punuara me dorë apo me djegie. Do blej diçka për prindërit e burrit dhe të mitë”, shprehet një tjetër.
Silvana Subashi, një nga sipërmarrëset më të vjetra në fushën e produkteve tradicionale tregon edhe shijet e turistëve të huaj sipas kombësisë së tyre.
“Italianët njohin Skënderbeun dhe janë të dashuruar me enët e kuzhinës. Gjermanët janë te ushqimet tradicionalet ndërsa amerikanët te verërat”, tha Silvana Subashi, sipërmarrëse.
Rritja e turizmit rrjedhimisht ka prodhuar edhe më shumë kërkesë, por sektori për aritzanët duhet shoqëruar me politika mbështetëse edhe nga qeveria.
“Duhen mbështetur mjeshtrit ekzistues dhe të inkurajohen të rinjtë që ta zgjedhin këtë si profesion të së ardhmes”, tha Edlia Sulaj, artizane.
Mungesa e fuqisë punëtore dhe kostot e larta të prodhimit vlerësohen nga prodhuesit e ushqimeve dhe produkteve tradicionale si pengesë kryesore për zhvillimin më tej./gazetatema.net

Related posts

Nedellkov: SASHK-u nuk do të lejojë pagesën e pagës në kundërshtim me Marrëveshjen kolektive për veprimtarinë kulturore

Gjyla Halili

Tahiri: Kurti është bërë humorist, e ka humbur fuqinë politike

admin

Taravari përshëndet marveshjen Kosovë-Sërbi: Qoftë kjo Marrëveshje fillimi i një rruge paqeje

admin

Leave a Comment