SHOWBIZ

Nënë për herë të dytë, zbulohet emri i foshnjës së Rihannës

Banner

Emri i pazakontë i fëmijës së dytë të Rihanna dhe A$AP Rocky është zbuluar një muaj pas lindjes.

Këngëtarja 35-vjeçare dhe reperi 34-vjeçar e quajtën djalin e tyre Riot Rose Mayers, sipas certifikatës së lindjes të siguruar nga The Blast.

Emri mund të jetë një shenjë për këngën e A$AP ‘Riot’ e cila u publikua në korrik dhe shfaqte Pharrell Williams.

Ai ndjek gjithashtu traditën e emërtimit të çiftit që favorizon shkronjën ‘R’, pasi çifti e quajti djalin e tyre të parë, të lindur në maj 2022, RZA Athelston Mayers.

Sipas certifikatës së lindjes të marrë nga agjencia, Rihanna lindi më 1 gusht 2023, në spitalin Cedar Sinai në Los Angeles në orën 7:41 të mëngjesit.

Lajmi vjen pasi vetë Rihanna konfirmoi gjininë e fëmijës së saj të dytë në një intervistë për Vogue për bashkëpunimin e saj të ri me Puma-n, duke thënë: “Kësaj radhe, krijimet tona ua zgjeruam fëmijëve, sepse me egoizëm i dua djemtë e mi në çdo gjë që unë dhe babai i tyre, veshin ose dizajnin.”

Banner

Related posts

Pse nuk duhet ta fikni kurrë WiFi-n në shtëpinë tuaj

admin

A paguhet për të sulmuar qeverinë? Përgjigjet Flor Binaj

admin

Ftesë në 5/ Nga dashuria për nusen e djalit te dhimbja për prindërit, përlotet Juli Xhokaxhi

admin

Leave a Comment