SHOWBIZ

Kourtney Kardashian tregon momentin e vështirë të ‘operacionit urgjent në fetus’

Kourtney Kardashian ka folur në lidhje me komplikacionin e frikshëm mjekësor gjatë shtatzënisë.

“Si dikush që ka pasur tre shtatzëni vërtet të lehta në të kaluarën, nuk isha e përgatitur që mund të pëballesha me këtë komplikacion”, shkroi ajo në Instagram të mërkurën, pranë një fotoje bardh e zi të dorës së saj, duke mbajtur bashkëshortin Travis Barker në shtratin e spitalit.

Ajo vazhdoi, “Unë mendoj që dikush që nuk e ka përjetuar këtë situatë nuk e kupton këtë lloj frike. Kam një mirëkuptim dhe respekt për nënat që u është dashur të luftojnë për foshnjat e tyre gjatë shtatzënisë.”

Kardashian dhe Barker, i cili është bateristi i Blink-182, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Ajo gjithashtu ka tre fëmijë me ish-in e saj Scott Disick, dhe Barker është baba i dy fëmijëve nga një lidhje e mëparshme.

“I jam përjetësisht mirënjohëse bashkëshortit tim që nxitoi pranë meje nga turneu për të qenë me mua në spital dhe për t’u kujdesur për mua më pas”, shkroi Kardashian, duke vazhduar të falënderonte nënën e saj, Kris Jenner, “që më ndihmoi për ta kaluar këtë.”

Related posts

Nuk do ta besoni! Zbuloni përfitimet befasuese që sjell kivi në lëkurën tuaj…

admin

Travis Scott shkakton tërmet në koncertin e tij në Romë, 60 fansa të lënduar

admin

Nëntë arsye pse kafja është e mirë për ju, cilat janë përfititmet shëndetsore

admin

Leave a Comment