SHOWBIZ

‘Nuk kemi qenë ndonjëherë miq’ Ronaldo flet hapur për marrëdhënien me Messin: ‘Rivalitet i vdekur’

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, tashmë ka hequr dorë nga ligat europiane, duke influencuar një sërë emrash të tjerë të njohur të futbollit për t’iu bashkuar Arabisë Saudite.

Teksa edhe Lionel Messi nga ana tjetër, është emri më i përfolur në Amerikë përmjeshtërinë e treguar në Inter Miami, mund të themi me bindje që epoka Messi vs Ronaldo ka përfunduar.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Cr7, i cili, në një nga intervistat e tij së fundmi ka folur për ndikimin e tij dhe të argjentinasit në historinë e futbollit.

“Tifozët e Cristiano Ronaldos nuk kanë nevojë të urrejnë Lionel Messi-n dhe anasjelltas. Ne ishim të dy të suksesshëm, së bashku ndryshuam historinë e futbollit. Jemi të respektuar në të gjithë botën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, është shprehur ai.

Më pas Ronaldo tha se me Messin nuk kanë konsumuar kurrë një darkë së bashku, teksa nuk pretendojnë të jenë miq, ndërsa kanë respekt profesional për njëri-tjetrin.

“Leo ndoqi rrugën e tij dhe unë ndoqa rrugën time. Për aq sa kam qenë në gjendje të ndjek, ai është mirë në SHBA dhe unë jam mirë jashtë Evropës. Trashëgimia do të jetojë, por nuk mund ta imagjinoj një rivalitet më i madh se i yni. Ne kemi ndarë skenat më të mëdha për 15 vite të gjata. Nuk po them se jemi miq, sepse nuk kemi shkuar kurrë, për shembull, për darkë bashkë. Por ne jemi kolegë profesionistë që respektojmë njëri-tjetrin”, tha Ronaldo.

Related posts

Nga miq në dy të martuar, Rita Ora flet për marrëdhënien e saj intensive me Taika Waititi

admin

Akujt në malet Pireneje do të zhduken brenda dekadës së ardhshme

admin

Dënohet britaniku që pagoi ‘imituesit’ të kryente testin e teorisë së drejtimit të makinës (fotot)

admin

Leave a Comment