KOSOVË

Ata që provojnë të ecin përpara pa Amerikën, s’janë të vërtetët

Banner

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, me ç’rast është diskutuar për situatën politike në Kosovë.

Pas mbledhjes, ky subjekt ka dërguar një komunikatë për media, ku ndër të tjera, theksohet se “ata që sot provojnë të ecin përpara duke mos e përfillur aleatin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Amerikën, nuk janë të vërtetët”.

“Ata që e zvarrisin marrëveshjen përfundimtare për njohje me Serbinë, me lloj-lloj marifetesh e justifikimesh, e me zgjidhje qesharake për veriun e vendit, e kanë me hile. Ata i janë futur një misioni të pamundshëm, rikthimin e Kosovës në pikën zero”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij subjekti politik, është detyrë e secilit, që qysh sot të zhbllokohet gjendja e krijuar në veri dhe të përmbyllet kapitulli i marrëveshjes finale me Serbinë dhe sipas AAK-së, kjo nuk mund të bëhet me njerëzit që nuk janë të vërtetët.

Banner

Related posts

Partitë shqiptare do të jenë pjesë e Qeverisë së re të Malit të Zi

admin

E zgjoi nga gjumi për të shkuar të punonte, babai vret djalin me pushkë

admin

Bill Clinton më 4 korrik do të vizitojë Tiranën

admin

Leave a Comment