SHOWBIZ

Filmi “Avatar: The Way of Water” kalon shifrën 2 miliardë dollarë në të gjithë botën

Regjisori James Cameron bëri përsëri histori këtë fundjavë.

Vazhdimi i tij i shumëpritur i filmit “Avatar: The Way of Water” tani ka fituar mbi 2 miliardë dollarë në të gjithë botën, siç raportohet nga Deadline.

Ky total është arritur këtë fundjavë, e gjashta radhazi që filmi ka zënë vendin nr. 1 që nga publikimi i tij në dhjetor.

“Avatar: The Way of Water” është vazhdimi i epikës jashtëtokësore të Cameron të vitit 2009 “Avatar”, i cili mbetet në krye të listës së filmave më të shitur të të gjitha kohërave, sipas Box Office Mojo.

Një tjetër nga filmat e Cameron është gjithashtu në klubin prej 2 miliardë dollarësh: “Titanic” i vitit 1997. Vetëm tre filma të tjerë janë pjesë e atij klubi: “Star Wars: Episode VII – Force Awakens” i 2015-ës, “Avengers: Infinity War” nga 2018 dhe “Avengers: Endgame” nga një vit më vonë.

Prandaj Cameron është i vetmi regjisor që mund të mburret se tre nga filmat e tij janë ndër gjashtë filmat që kanë bërë mbi 2 miliardë dollarë, si dhe në 6 filmat më të shitur të të gjitha kohërave.

Regjisori po planifikon të nxjerrë të paktën tre vazhdime të tjera të “Avatar” në vazhdim.


Top Channel

Banner

Related posts

E moshuara theu skulpturën ikonike të “Qenit me tullumbace” nga Jeff Koons, në Miami

admin

Romeo Veshaj vjen me projekt të ri me Ledri Vulën

admin

Nuk ka më dramë, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë ende bashkë

admin

Leave a Comment