SPORT

Probleme për Gjermaninë – Kreu

Një problem shumë serioz për Gjermaninë dhe trajnerin Hansi Flick. Talenti Jamal Musiala nuk do të jetë në dispozicion të gjermanëve për shkak të një problemi me shpinën. Siç njofton federata, me një komunikatë zyrtare për media, mesfushori-sulmues do të kthehet në Mynih, pa marrë pjesë në ndeshjen e planifikuar kundër Japonisë.

Musiala do të mungojë edhe në miqësoren e së martës së ardhshme kundër Francës. Për momentin, kombëtarja gjermane nuk ka shpallur një zëvendësues, siç ndodhi me rastin e Fullkrug, i cili u kthye në shtëpi dhe u zëvendësua nga Thomas Muller.

Më herët, Jamal Musiala, mesfushori sulmues i Bayern Munich, ka trajtuar tema të ndryshme në një intervistë për “Sport Bild”, duke përfshirë të ardhmen e Kimmich: “Joshua është lojtari më i uritur. Ai është gjithashtu i trishtuar kur humbet një ndeshje në stërvitje. Të gjithë mund ta admirojnë mentalitetin e tij, është një model për lojtarët e tjerë dhe ka ADN-në e Bayernit. Sigurisht që nuk mund ta imagjinoj largimin e tij”.

Bellingham te Real Madridi: “Jam i lumtur për Jude, është një hap i madh për të. Ndoshta La Liga është pak më e ndjekur në mbarë botën, por paraqitjet më të mira nuk kalojnë pa u vënë re.

Related posts

Joshua – Franklin, ish-kampioni tregon planin e tij

admin

KPP Gani Maloku dhe KPP Shpresa kampionë të sezonit pranveror në Ligën e Parë të Kosovës

admin

Zbulohen formacionet zyrtare të ndeshjes Inter – Porto

admin

Leave a Comment