SPORT

Italia në preson, Barella: Presim një ndeshje të vështirë në Shkup

Futbollisti i kombëtares së Italisë, Nicolo Barella, tha se do të jetë një ndeshje e vështirë në Shkup në përballje me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. 

Italia renditet në vend të tretë me 3 pikë aq sa ka edhe Maqedonia e Veriut që gjendet një pozitë më poshtë.

Italia ende e ka të freskët humbjen me rezultat 1:0 nga Maqedonia e Veriut, e cila i kushtoi shtrenjtë, duke mos u kualifikuar në Kampionatin Botëror – Katari 2022.

“Presim një ndeshje të vështirë në Shkup.

Fatkeqësisht, ne kemi luajtur me Maqedoninë dhe kemi kujtime të këqija, para së gjithash mendoj për ndeshjen në Palermo.
Ne të gjithë ende mendojmë se nuk e kemi merituar humbjen. 

Ka pasur edhe nervozizëm para asaj ndeshje, sepse na duhej të luanim dy ndeshje të barazhit në tre ditë.
Dhe e gjithë kjo reflektoi tek ne. 

Ky nuk është justifikim, por po them gjëra që na bënë të humbasim fokusin”, tha Barella.

Italia është në preson të Maqedonisë së Veriut.

/BotaSot/

Related posts

Sezoni ka përfunduar për Nicolo Fagiolin.

admin

Juventus – Sampdoria, formacionet zyrtare

admin

4 fusha të reja futbollit në Tiranë/ Projekti i “100 fushave”, përfiton Dinamo, Vora dhe shkolla e Mjeshtrisë

admin

Leave a Comment