BOTA

Afrika e Jugut është ‘shantazhuar’ nga farmaceutika për vaksinat COVID (fotot)

Grupet e mëdha farmaceutike kanë shantazhuar Afrikën e Jugut për të nënshkruar kontrata të padrejta, me çmime të fryra për vaksinat COVID-19 në krahasim me vendet perëndimore, njoftonte sot një grup monitorimi që ka bërë presion për publikimin e detajeve të abuzimit.

Hulumtuesit vendas Health Justice Initiative (HJI) thonin se grupi J&J, Pfizer është imponuar që Afrika e Jugut të paguajë 15 deri në 33 përqind më shumë për vaksinat  COVID sipas kontratave mes kompanive të fuqishme farmaceutike dhe qeverisë së vendit.

“E thënë thjesht, Big Pharma ka detyruar Afrikën e Jugut të pranojë këto kushte”, tha drejtoresha e monitoruesve Fatima Hassan për rrjetin e Katarit, Al Jazeera. “Këto kompani shfrytëzuan dëshpërimin tonë dhe na mbajtën peng me shantazh”, thuhej në njoftimin për shtyp, duke shtuar se Afrika e Jugut duhet të paguajë tashmë të paktën $734 milionë, ndërsa $95 milionë ishin parapagim, pa garanci për dërgesa në kohë apo efektivitet.

Foster Mohale, zëdhënsi i shëndetësisë së Afrikës së Jugut tha për çështjen: “Nuk mund të them se u shantazhuam por ishin në një situatë ku duhet të shpëtonim jetën e njerëzve dhe nuk kishim opsion tjetër”.

Analiza e dokumenteve tregonte ashtu si në shumë raste të tjera kontratash, praktika të padrejta nga Instituti i Serumeve të Indisë që gjithashtu kërkonte nga Afrika e Jugut një çmim 2.5 herë më të lartë se vaksina Oxford-AstraZeneca që shitej në Britani.

Analistët kritikonin atë që quanin “natyrën jomiqësore të grupeve të mëdha farmaceutike” duke thënë se “kushtet e kontratave ishin të njëanshme në favor të korporatave shumëkombëshe”.

Një nga shembujt më negativë ishte grupi farmaceutik J&J që shiste në Afrikën e Jugut me $10 doza në krahasim me $7.50 në BE dhe vende të tjera.

Kafi Mojapelo, zëdhënës i J&J, thotë se shifrat nuk janë korrekte dhe se çmimi ishte $7.50.

Monitoruesit thanë se çmimet e grupit Pfizer ishin “po aq problematike” me qëllim “përfitime maksimale nga Afrika e Jugut” duke kërkuar $10 dozën në një kohë që në Australi shitej $6.75.

Kontratat kushtëzonin Afrikën e Jugut për të kërkuar leje nëse donin të jepnin apo të shisnin dozat e blera në vende të tjera.

“Megjithse ishte një pandemi ku supozohet se kërcënohej shëndeti i njerëzve në masë, ata kanë vepruar me stil të njëanshëm imperialist, në dëm të shëndetit publik dhe autonomisë së Afrikës së Jugut”, shkruanin monitoruesit.

Aty theksohej gjithashtu “frika nga fuqia e farmaceutikës” duke kërkuar një zgjidhje ndërkombëtare për problemin.