BOTA

Përmbytjet katastrofike në Greqi! Shkon në 6 numri i viktimave, pamje apokaliptike në shumë zona

Greqia është prekur rëndë nga përmbytjet, të cilat i kanë marrë jetën gjashtë personave, ndërsa pamjet mbeten të rënda.

Viktimat e fundit janë dy gra, që u gjetën pa jetë në një fshat të Kardhitsës. Gjendja vijon të mbetet e vështirë dhe shumë zona janë ende nën pushtetin e ujit.

Shtëpitë në fshatin Horta në jug të Pilios janë nën pushtetin e ujit dhe me pjesë të rrëzuara. Reshjet e shiut të furishme dhe erërat e forta rritën në një kohë shumë të shkurtër nivelin e ujit.

Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente në prefekturën e Magnezisë, ishujt Sporades, në Karditsa, Trikala si dhe në disa bashki në Larisa e përreth saj. Pamjet janë tronditëse jo vetëm nga Volosi dhe Piliosi turistik, por edhe nga shumë fshatra në bregdet, ku ujërat e rrëmbyera përpijnë makina dhe i hedhin në det.

Stuhitë e forta të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe rrugët dytësore janë bllokuar ose shembur. Për disa orë është bllokuar edhe aksi kryesor që lidh Athinën me Selanikun pranë Lamias.

Fenomene ekstreme janë regjistruar edhe  në zona të prefekturës së Ftiotidës, Peloponezit , Evias dhe Halkidhikisë.


Top Channel

Related posts

Pakistan/ Këputet kablloja e teleferikut, ngecën në teleferik mbi luginë, shpëtohen tetë persona

admin

Boris Johnson rrezikon karrierën e tij politike pas raportit të Partygate

admin

Grevë historike e punonjësve jashtë impjanteve të makinave Ford në SHBA (fotot)

admin

Leave a Comment