Antony dhe Paquetá janë dy futbollstë të mbetur jashtë listës së përgatitur nga trajneri i përkohshëm i Brazilit, Diniz, në debutimin e tij në stolin e “Seleçaos” kundër Bolivisë në eliminatoret e Kupës së Botës 2026.
Pas eliminimit nga Kroacinë në çerekfinalen e Botërorit të Katarit, Brazili rikthehet për të garuar seriozisht kundër Bolivisë, duke menduar për Botërorin e radhës, por me dy mungesa të rëndësishme: Lucas Paquetá dhe Antony, të dy për shkak të problemeve jashtë fushës së futbollit, një situatë që ndezi kambanat e alarmit në Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF).
Paquetá po hetohet për përfshirjen në baste.
Kjo ishte arsyeja e dështimit të transferimit të tij te Manchester City. Mesfushori i West Hamit nuk u thirr për shkak se skandali shpërtheu disa orë para se të publikohej lista, por Fernando Diniz, trajneri i përkohshëm, e pranoi se fillimisht e kishte pjesë të listës.
Trajneri Diniz, që do ta drejtojë Brazilin deri në momentin kur Ancelotti të të marrë frenat e pesë herë kampionëve të botës, grumbulloi thirri gjithashtu Gabriel Jesus për të zëvendësuar Antony, i akuzuar për kërcënimin dhe sulm ndaj ish-të dashurës. Mungojnë për arsye fizike, Vini Jr dhe Bento, të zëvendësuar nga Raphinha dhe Lucas Perri.