AKTUALE

Mbyllen klasat e para/ Në Gramsh dhe në Librazhd nuk do hapen as disa shkolla

Banner

Nëse në qytete numri i nxënësve në shkolla po ulet dita ditës, në fshatrat e thellë malorë dyert e shkollave po mbyllen.

Në fshatin Kokrevë të Librazhdit shkolla fillore është mbyllur e po ashtu shkolla në fshatin Bletëz të Gramshit.

Gramshi numëron 7 gjimnaze, 3 prej të cilëve këtë vit shkollor nuk hapën klasën e dhjetë pasi numri i përcaktuar prej 10 nxënësish në klasë nuk u plotësua. Në shkollat e tjera nxënësit numërohen me gishtat e dorës.

“Largohen njerëzit, prandaj, ikin njerëzit jashtë”-shprehen banorët.

Në bashkinë e Librazhdit për vitin shkollor 2022-2023 janë ulur në bankat e shkollës 322 nxënës më pak se vitin shkollor 2021-2022.

Ndërsa vitin shkollor 2023-2024 do të ulen 421 nxënës më pak se viti paraardhës. Pra në dy vite numri i nxënësve ka rënë me rreth 750 nxënës me pak. Por zbrazja e shkollave është vetëm njëra anë e medaljes.

Në anën tjetër nxënësit e mbetur zhvillojnë mësim kolektiv çka do të thotë një mësimdhënie jo e plotë dhe efikase./Top-chanel.tv

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim me organizatat qytetare

Gjyla Halili

Ahmeti me 12 dhjetorë në Gostivar, Xhaferi paralajmëron pritje dinjitoze

Gjyla Halili

Mot me vranësira të ndryshueshme me erë të fortë, pasdite me shi

Gjyla Halili

Leave a Comment