AKTUALE

Osmani: Shpresojmë që BE-ja të ketë qasje të balancuar në dialog, në disa raste nuk e kishte

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të enjten se shpreson që Bashkimi Evropian, ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, të ketë qasje të balancuar me të dyja palët

Ajo ka thënë se Kosova për fat të keq gjithmonë ka qenë pala e vetme konstruktive në këtë proces.

Këto deklarime Osmani i ka bërë në një konferencë të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në selinë e kësaj organizate.

“Takimi i ardhshëm i dialogut do të mbahet më 14 shtator. Kosova gjithmonë ka qenë palë konstruktive, fatkeqësisht e vetmja palë konstruktive në atë proces. Lista e marrëveshjeve të pazbatuara nga Serbia është shumë e gjatë, nuk duhet të thellohem në këtë. Shpresat tona janë të ketë një qasje të balancuar së paku nga ndërmjetësit e BE-së, si parakusht për suksesin e procesit”, ka thënë presidentja

Sipas saj, BE-ja në disa raste nuk ka pasur qasje të balancuar, ndaj nga selia e NATO-s në Bruksel iu ka bërë thirrje aleatëve që të sigurojnë qasje të balancuar.

“Ka pasur momente kur se kemi parë këtë balancë, dua t’i bëjë thirrje gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë, që të sigurojnë këtë lloj baraspeshe. Të sigurojnë parimin e barazisë së plotë, e pozicionimit të plotë të palëve në proces, nëse duam të shohim rezultate të qëndrueshme e rezultate që i kontribuojnë paqes, sigurisë e stabilitetit në rajon”, është shprehur mes tjerash Osmani.

Ajo që sipas saj duhet diskutuar tani është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit

“Ne në Kosovë kemi insistuar për zbatim të plotë të të gjithë marrëveshjes pasi nuk ka një nen që është më i rëndësishëm se tjetri dhe jemi përkushtuar që të implementojmë pjesën tonë të obligimeve, por nuk e injorojmë faktin që Serbia ka marrë përsipër obligime konkrete mes të cilave është edhe mungesa e veprimeve në kundërshtim të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtarë. Këtë marrëveshje e ka shkelur”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Related posts

Ali Ahmeti: Koha për Presidentin e parë shqiptar Bujar Osmani!

Gjyla Halili

Kërcënimet e VMRO-së për luftë, Atanasoski: Jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan luftërat janë një gjë e së kaluarës

admin

A mund të pezullohet edhe gjuha shqipe në Kushtetuese? Ahmeti: S’duhet t’i bëjmë hyzmet krizave të thella

Gjyla Halili

Leave a Comment