AKTUALE

Stoltenberg: Çdo zbarkim i FSK-së dhe Policisë kërkon konsultimin me KFOR-in

Banner

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin e saj duke ofruar siguri për të gjithë.

Stoltenberg duke komentuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri nga bandat kriminale tha se janë  të papranueshme, ndërkaq theksoi se çdo zbarkim i forcave speciale kërkon miratimin nga KFOR-i, raporton Telegrafi.

“Çdo zbarkim i forcave speciale kërkon pajtimin nga KFOR-i dhe ka nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt mes autoriteteve në Prishtinë dhe KFOR-it…”, tha Stoltenberg.

Ai në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës tha se për NATO-n është esenciale që të shmanget përshkallëzimi i mëtejmë në veri të Kosovës.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar NATO-n për prezencën dhe ndihmën e deritanishme në Kosovë për të ofruar siguri dhe stabilitet.

E para e shtetit të Kosovës ka thënë se sulmet në veri ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe sulmuesit duhet të dalin para drejtësisë.

Lajmi në përditësim.

Banner

Related posts

Kuvendi me procedurë të shkurtuar do të miratojë tre vendime ligjore në kuadër të seancës së 150-të

Gjyla Halili

Isen Shabani: Mbështetja e madhe e qytetarëve konfirmon rrugëtimin drejt fitores në Vrapçisht

Gjyla Halili

BDI dënon kërkesën e kryeministrit për dorëheqje të gjykatësit të Gjykatës kushtetuese

Gjyla Halili

Leave a Comment