BOTA

Moti i keq “pushton” Turqinë dhe Bullgarinë! Rrugët kthehen në lumenj, tetë persona humbin jetën

Moti i keq ka përfshirë Turqinë dhe Bullgarinë, me stuhi e erëra të forta, të cilat kanë lënë të vdekur tetë persona në të dy vendet.

Pesë persona humbën jetën nga shirat e rrëmbyeshëm, që i kthyen rrugët e Stambollit dhe pjesë të Turqisë veriperëndimore në lumenj të vrullshëm.

Stuhia e natës përmbyti pjesërisht një stacion metroje të Stambollit dhe detyroi evakuimin e shumë personave, si pasojë e gjendjes së vështirë.

Vetëm në pak kohë i gjithë vendi u pushtua nga kaosi, ndërsa dëmet mbeten të larta. Sipas shërbimit të urgjencës, i cili ndodhet në terren, deri më tani raportohet për tre persona të zhdukur.

Në një gjendje të rëndë është edhe Bullgaria, me stuhitë e furishme që lanë të vdekur tre persona.

Shiu i dendur dhe stuhitë shkaktuan vërshimin e lumenjve, duke dëmtuar urat dhe ndërprerë lëvizjet në rajonin në jug të qytetit bregdetar të Burgasit.

Të zhdukura vijojnë të mbeten dy gra të cilat ndodheshin në një makinë, e cila u mor nga rrjedha e ujit. Shumë makina u shkatërruan dhe disa rrugët mbetën të bllokuara nga dëmet.

Rreth 4,000 persona janë prekur nga fatkeqësia përgjatë gjithë pjesës jugore të bregdetit bullgar të Detit të Zi, zonë në të cilën mbetën të bllokuar edhe turistët.

Në Tsarevo, e cila shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, banorët dhe vullnetarët kanë nisur të pastrojnë mbeturinat që ka sjellë me vete rrjedha e ujit.


Top Channel

Related posts

Marrëveshja drejt përfundimit të afatit! OKB-ja e shqetësuar për mungesën e regjistrimeve të anijeve në Detin e Zi

admin

Fenomen shqetësues në Evropë, martesat e detyruara të grave emigrante

admin

Opozita bjelloruse në mërgim, e ndarë për taktikat kundër regjimit të Lukashenkos

admin

Leave a Comment