AKTUALE

Policia shënon 24-vjetorin e themelimit në pritje të shtesave të rrezikshmërisë

Banner

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk dha një datë për ekzekutimin e shtesave as kur vizitoi pjesëtarët policorë në shënimin e Ditës së tyre.

Në një nga sheshet e Prishtinës, të mërkurën, ku u ekspozuan pajisjet e Policisë, Sveçla vetëm tha se është duke u punuar në këtë drejtim.
“Policia Kosovës është institucion themelorë i gjithë shoqërisë e shtetit tonë, jo vetëm Policia e Kosovës do të ketë mbështetjen qoftë nga Qeveria qoftë nga institucionet e tjera ka përmirësime dhe po shihen përmirësime në pajisje në mjetet në logjistikën e tyre të përgjithshme ka përmirësime edhe në të ardhurat, por ka hapësirë për të bërë më shumë”, theksoi Sveçla.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila po ashtu mori pjesë në këtë ceremoni, tha se është e rëndësishme që zyrtarëve policorë t’iu ekzekutohen shtesat për rrezikshmëri.
“Unë jam e bindur që kjo çështje do të zgjidhet shpejt, sepse është e drejt e tyre, diçka që u takon me ligj sigurisht që duhet të zbatohet, por për momentin janë çështje që janë duke u trajtuar në komisionin përkatës për këtë qëllim… unë besoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që policia ta ketë edhe rrezikshmërinë duke pasur parasysh sfidat që i kemi”, tha ajo.

E në Sindikatën e Policëve shprehën zhgënjim të madh për moszbatim të ligjit sa u përket shtesave.

“Duke i llogaritur punën dhe specifikat e punës me rrezikshmëri që e bëjnë, i kanë të rrezikuar shëndetin dhe jetën, sepse duhet të veprojë menjëherë aty kudo që e thërrasin dhe kemi statistikat e tjera që na tregojnë se me të vërtetë Policia e Kosovës e meriton shtesën e rrezikshmërisë, kemi 23 policorë që e kanë humbur jetën deri më tani. Kemi 4 mijë raste të lëndimeve që janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, tha Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policis

Përveç problemeve me shtesat, Sipas Zeqirit, zyrtarët policorë përballen edhe me mungesë të veshmbathjes.

Policia e Kosovës ka shënuar të martën 24-vjetorin e themelimit, duke i ekspozuar disa nga pajisjet e saj në sheshin “Skënderbeu”. Gjatë ditës, stacionet policore ishin të hapura edhe për vizita të qytetarëve

Banner

Related posts

Shpëtohen tre të rinj në Gërçec të Shkupit, mbetën të bllokuar pasi hidrocentralet rritën nivelin e lumit Treska

Gjyla Halili

Festim Halili: Për herë të parë në UT laborator për siguri kibernetike nga fondi për inovacion

admin

Faton Ahmeti: “Garda për intervenime të shpejta” në gatishmëri të plotë

Gjyla Halili

Leave a Comment