AKTUALE

Kjo vitaminë gjatë shtatzënisë ndikon në zhvillimin e trurit të fetusit dhe në inteligjencën e foshnjës

A e keni mjaftueshëm këtë vitaminë?

Një sasi e mjaftueshme e vitaminës D në gjakun e nënës ka një efekt të favorshëm në zhvillimin më të mirë të trurit të fetusit, sipas të dhënave kërkimore të një grupi shkencëtarësh nga disa universitete amerikane, artikulli i të cilëve u botua në “The Journal of Nutrition”.

Studiuesit krahasuan informacionin mbi nivelet e vitaminës D në gjakun e më shumë se 1.500 grave amerikane që ishin në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe rezultatet e testeve të inteligjencës së fëmijëve të tyre midis moshës katër dhe gjashtë vjeç.

Doli se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis këtyre treguesve – sa më i lartë të jetë niveli i vitaminës “me diell” te nëna në mes të shtatzënisë, aq më të larta janë rezultatet e fëmijës në testet e inteligjencës.

Kështu, llogaritjet treguan se një rritje e përqendrimit të vitaminës D në gjakun e nënës me 10 ng/ml shtesë shoqërohet me një rritje të nivelit të përgjithshëm të IQ-së së fëmijës me 1,17 pikë, transmeton Telegrafi.

 

Mënyra e duhur për të marrë siç duhet vitaminën D: Këto katër gjëra janë më të rëndësishmet që trupi ta absorbojë atë!

Lexo po ashtuMënyra e duhur për të marrë siç duhet vitaminën D: Këto katër gjëra janë më të rëndësishmet që trupi ta absorbojë atë

Studimi zbuloi gjithashtu se mungesa e vitaminës D është shumë e zakonshme tek nënat në pritje, me pothuajse gjysmën e pjesëmarrësve që vuajnë nga ajo. Për më tepër, gratë me ngjyrë të errët të lëkurës janë veçanërisht të rrezikuara nga mungesa e kësaj vitamine jetike. Kjo për faktin se pigmenti melaninë, i pranishëm me tepricë në qelizat e lëkurës së tyre, jo vetëm që mbron lëkurën nga dëmtimet nga rrezatimi diellor duke bllokuar rrezet ultravjollcë, por gjithashtu redukton prodhimin e vitaminës D, shpjeguan shkencëtarët

Gjate shtatzënisë, trupi ka nevojë për vitamina dhe minerale shtesë, por është e rëndësishme të mos i merrni ato vetë.

Nëpërmjet një analize gjaku, mjeku mund të përcaktojë se cilat substanca ju mungojnë dhe t’ju caktojë suplemente ushqimore që mund të jenë të rëndësishme për shëndetin tuaj dhe shëndetin e foshnjës. /Telegrafi/

Related posts

“Llaskarca”, pronari i “Durmo Turs” u dënua me 4 vjet burg, shoferi i autobusit me 14 vjet

Gjyla Halili

Mexhiti: MO është marrëveshje për shtetin – nuk është marrëveshje për pjesëmarrjen në pushtet të një partie politike përjetësisht!

Gjyla Halili

Toshkovski: Për dy ditë janë asgjësuar dy grupe të mëdha kriminale

Gjyla Halili

Leave a Comment