AKTUALE

Danillovski: Lloji “kraken” nuk është i rrezikshëm, por të jemi të kujdesshëm

“Lloji kraken, edhe pse më ngjitës, nuk shkakton simptoma më të rënda. Korona është një virus që vazhdimisht po ndryshon dhe do të shfaqen lloje të reja në përpjekje për të mbijetuar, por nga ana tjetër, pandemia ka mbaruar”. Kështu shkruan në Facebook epidemiologu, Dragan Danilovski, pas informacionit të djeshëm se në Gjevgjeli është regjistruar një rast me llojin “kraken”.

Danilovski qetëson dhe thotë se nuk ka arsye për shqetësim sepse “kraken” është virus shumë ngjitës, por me simptoma më të lehta.

“Gjendja është e ngjashme me atë kur kapemi nga gripi ose kur ftohemi. Te të moshuarit me sëmundje kronike, pra me imunitet të dobësuar, ekziston rreziku për të përfunduar në spital. Njëlloj si me llojin e mëparshme omicron. Evolucioni i koronës do të lëvizë në mënyrë të pashmangshme në drejtim të shfaqjes së llojeve, të cilat janë më ngjitëse se ato të mëparshmet, por që do të shkaktojnë njëkohësisht simptoma më të lehta. Jemi dëshmitarë që kjo po ndodh”.

“U bëj thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë, të vazhdojnë pa frikë përditshmërinë e tyre. Rekomandimi i vetëm i mbetur është që ata që shfaqin simptoma (kollitje, teshtitje, rrjedhje hundësh) t’i përmbahen të ashtuquajturës ‘bontonit respirator’. Kjo nënkupton vendosjen e maskës kur lëvizin mes njerëzve në një hapësirë ​​të mbyllur (sidomos në autobusë), dhe nëse kanë temperaturë të ngritur, të qëndrojnë në shtëpi”, ka shkruar Danillovski./Telegrafi/

Banner

Related posts

UDHËHEQËSI ALI AHMETI KA TË DREJTË PËRBALLË KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI PËR GJUHËN SHQIPE NË MAQEDONI TË VERIUT

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Forcat që sot udhëheqin vendin po ndjekin politika që sjellin revizionizëm për statusin e shqiptarëve

Gjyla Halili

Fatmir Dehari uron besimtarët mysliman me rastin e muajt të shejtë të Ramazanit

admin

Leave a Comment