AKTUALE

Osmani uron Policinë e Kosovës: Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Policinë e Kosovës në 24-vjetorin e themelimit të saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Policinë e Kosovës në 24-vjetorin e themelimit.

“6 shtatori shënon një moment historik, të rëndësishëm në historinë e Kosovës – ditën e themelimit të Policisë së Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se Policia e Kosovës është shndërruar në një simbol të përkushtimit, të guximit dhe të profesionalizmit të palëkundur.

“Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, Policia e Kosovës është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo situate.

“Gra e burra të Policisë së Kosovës janë kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate, për ta ofruar ndihmën e tyre dhe për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, ndaj një falënderim i përzemërt për secilin prej tyre! Zotimi, përkushtimi dhe profesionalizmi juaj, janë shpresë dhe garanci për qytetarët e Kosovës për një mjedis të qetë dhe të sigurt! Urime dita e themelimit të Policisë së Kosovës!”, tha Osmani.

Policia e Kosovës (PK) ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa tani po shënon 24-vjetorin e themelimit të saj.

Misioni i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ishte përkujdesur që në Kosovë, në pajtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ta hapë Shkollën e Policisë, ku edhe ka filluar trajnimin e kadetëve të parë.

Gjenerata e parë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kishte, gjithsejtë, 176 pjesëtarë, të cilët pas trajnimit i shërbyen vendit si policët e parë në territorin e Kosovës.

Ata zhvillonin patrullime të përbashkëta me policinë e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), të cilëve edhe u përgjigjeshin, dhe me ushtarët e NATO-s në Kosovë.

Banner

Related posts

Mexhiti në Forumin për Energjetikë dhe Teknologji ndërmjet Çekisë dhe Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

Gjyla Halili

Talat Xhaferi edhe një fitore tjetër ndaj Apasievit: Historia i njeh mirë këmbëngulësit, por edhe humbësit kronikë!

Gjyla Halili

Leave a Comment