KOSOVË

“I sfidoj që të gjithë, le të tregojnë se cili qëndrim i imi ka ndryshuar që kur Albin Kurti hyri në Parlament?”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për TopChannel ka komentuar zërat se identiteti i saj politik ka ndryshuar që kur hyri në bashkëpunim me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, transmeton TV21.

Osmani tha se ajo nuk ka ndryshuar asnjë ndryshim që para se të hyjë Kurti në Parlament, megjithatë, është Kurti ai që ka qëndrime të njëjta si ajo. Por, sipas saj kjo nuk pranohet nga publiku ngaqë ajo është grua.

“Nga koha kur Albin Kurti nuk ishte fare në Parlamentin e Kosovës, por ishte në Lëvizje jashtë Parlamentit, qoftë vendimet e mija për Vettingun, qoftë vendimet e mija për dialogun Kosovë – Serbi, qoftë qëndrimi sa i takon raportit ekzistencial me SHBA-të – i sfidoj që të gjithë, le ta tregojnë se cili nga qëndrimet e mija që i kam mbajtur para që të hyjë Albin Kurti në Parlament ka ndryshuar? Unë i kam qëndrimet e njëjta, por për shkak se jam grua, askush nuk thotë se Albin Kurti i ka qëndrimet e njëjta si të mijat, por e kundërta. Mua më vjen mirë që kemi koordinim me kryeministrin dhe presidenten në këtë rast”, tha Osmani.

Related posts

E përmbyllëm me më shumë shpresë për të ardhmen e ndritur të Kosovës

admin

Escobar në Kosovë pritet nga Osmani, nesër takimi me Albin Kurtin

Gjyla Halili

Begaj vizitë në Kosovë! Kreu i shtetit takim ‘kokë më kokë’ me Vjosa Osmanin, zbardhet agjenda

Gjyla Halili

Leave a Comment