BOTA

Dezertoi në Ukrainë, pilotit rus të helikopterit i jepen 500 mijë dollarë shpërblim

Një pilot rus i helikopterit që dezertoi në Ukrainë do të marrë 500 mijë dollarë shpërblim.

Gazeta ukrainase në internet Ukrainska Pravda citoi komentet e zëdhënësit të inteligjencës ushtarake Andrii Yusov, i cili tha se piloti Maksim Kuzminov do e marrë shpërblimin në monedhën ukrainase hryvnia.

“Ata rusë që nuk duan të bëhen kriminelë lufte, ju lutemi hiqni dorë, kaloni në anën e Ukrainës,” u raportua të ketë thënë ai.

Në një postim të veçantë në Telegram, departamenti i inteligjencës së Ukrainës tha se piloti 28-vjeçar tani po u bën thirrje rusëve të tjerë që të ndjekin shembullin e tij.

Kuzminov tregoi gjatë një konference shtypi në Kiev për operacionin e rrezikshëm që përfshinte fluturimin e helikopterit Mi-8 nga Rusia në Ukrainë. Në komentet e raportuara nga departamenti i inteligjencës, piloti tha se ai fluturoi në një “lartësi jashtëzakonisht të ulët në modalitetin e heshtjes së radios”.

“Askush nuk e dinte se çfarë nuk shkonte me mua. Me sa duket, askush nuk e kuptoi se çfarë ndodhi për tre deri në katër ditë. Unë fluturova me sukses dhe u ula”- tha Kuzminov, duke shtuar se Ukraina do ta fitojë patjetër këtë luftë sepse njerëzit e saj janë “të bashkuar”.


Top Channel

Banner

Related posts

Nuk janë të ftuar në përvjetorin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, princi Harry dhe Meghan Markle do shkojnë në Gjermani

admin

Presidenti i Iranit Raisi: Perëndimi ka dështuar ta izolojë Iranin

admin

Putin: Tanket e huaja janë “caku kryesor” i forcave ruse në Ukrainë

admin

Leave a Comment