AKTUALE

Lajçak pret komandantin e KFOR-it: Shkëmbyem informacione mbi zhvillimet në terren dhe për tensionet e mundshme në Kosovë

dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me komandantin e KFOR-it.

Lajçak ka shkruar në platformën X se me Gjeneral Major Ristuccia ka biseduar për zhvillimet në terren sa i përket veriut të Kosovës.

Po ashtu, ai e ka falënderuar Ristuccia për rëndësinë që e ka KFOR-i në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

”Sot mirëpritëm në Bruksel komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ristuccia. Është e rëndësishme të shkëmbejmë informacione mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

Bastisja e një shtëpie në Zveçan – komunë e banuar me shumicë

veri të Kosovës – rezultoi me gjetjen e një sasie të madhe të armatimit, njoftoi Policia e Kosovës.

Kryeministri Kurti ka thënë se edhe KFOR-i ka qenë prezentë në këtë aksion të organeve të sigurisë./Telegrafi/

Banner

Related posts

Një mbrëmje dinjitoze përmbyll Javën e Kosovës në Zagreb

Gjyla Halili

“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

Gjyla Halili

Tetova, Gostivari, Zhelina dhe komunat tjera të Pollogut dështojnë në luftën kundër ndotjes së ambientit

Gjyla Halili

Leave a Comment