AKTUALE

Gjykata Kushtetuese në procedurë të shqyrtimit edhe të pesë ligjeve të Qeverisë Kurti

Banner

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të bëjë vlerësimin edhe të disa ligjeve të miratura nga Qeveria Kurti e që janë dërguar në Kushtetuese nga partitë opozitare.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese në procedurë të shyqyrtimit janë ligji për Pagat në Sektorin Publik, ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore.

Këto ligje janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga partitë opozitare, ndërsa Gjykata Supreme ka kërkuar vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 4, paragrafi 2 dhe nenit 438, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Veton Dula.

i) KO173/22 – vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Parashtrues: Dhjetë (10) deputetë të Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës;

ii) KO46/23 – vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Parashtrues: Dhjetë (10) deputetë të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës.

iii) KO79/23 – vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik. Parashtrues: Institucioni i Avokatit të Popullit;

iv) KO114/23 – vlerësimi i përputhshmërisë së nenit 4, paragrafi 2 dhe nenit 438, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK) Nr. 08/L-032. Parashtrues: Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës.

v) KO158/23 – vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-142 Për Ndryshimin dhe Plotësimin eLigjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore. Parashtrues: Dhjetë (10) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, ka njoftuar Dula.

Së fundmi, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për pezullimin e zbatimit të nenit 5 të Ligjit për Tatimin në Pronë, për faljen e 100 eurove.

Sipas vendimit të Kushtetueses, zbatimi i këtij neni është shtyrë deri më 30 nëntor 2023.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit 08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Ditë më parë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) e kishte dërguar në Kushtetuese këtë ligj.

Ndryshe, me Kushtetutën e Kosovës bëhet e ditur se “në rast kur ligji apo vendimi i miratuar nga ana e Kuvendit kontestohet sipas nenit 113, paragrafi 5 i Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese duhet të nxjerrë vendim mbi kontestin jo më vonë se 60 ditë pas dorëzimit të kërkesës”. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Taravari: Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin, nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të

Gjyla Halili

Osmani do t’i drejtohet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg

admin

Kryetari Ahmeti priti në takim ish të burgosurit politik të burgut të Pozharevcit

admin

Leave a Comment