AKTUALE

Kurti dhe shefi i OSBE-së flasin për zgjedhjet në veri – kryeministri i tregon edhe për kërcënimet nga Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim, Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës.

“Kryeministri shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e OSBE-së në adresimin e legjislacionit sekondar në lidhje me nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale”, thuhet në njoftimin për media.

Në takim, u bisedua edhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë dhe pengesat me të cilat ballafaqohen.

“Në lidhje me këtë, Kryeministri Kurti shprehu shqetësimin e tij në lidhje më kërcënimet dhe frikësimet nga Beogradi dhe strukturat ilegale ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb të angazhuar së fundmi në Policinë e Kosovës”, njoftoi Zyra

Related posts

Andonovski: Çdo dokument elektronik që është përpunuar nga një organ shtetëror mund të përdoret në formë të shtypur

Gjyla Halili

“Nane”, një super këngë nga Leonit!

Gjyla Halili

Fronti Europian sonte hap shtabin në Saraj

Gjyla Halili

Leave a Comment