AKTUALE

Myftiu i Tetovës në vizitë te Rektori i Ri i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli

Më 05.09.2023 (e martë), Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, i shoqëruar nga Referenti për kulturë pranë Myftinisë, Dr. Husein ef. Rizai dhe Shefi i kabinetit të Myftiut, Mr. Xhemil ef. Sadiki, qëndruan në vizitë te Rektori i Ri i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve shumë të rëndësishme, si dhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Myftiu i Tetovës në emër të Myftinisë së BFI- Tetovë, Rektorit të Ri, ia uroi detyrën e re, duke e lutur Allahun Fuqiplotë ti jep shëndet, forcë, energji dhe suksese në punët e mëtutjeshme.
Në fund të takimit, Myftiu nënshkroi edhe në Librin e Kujtimeve të Universitetit të Tetovës, si dhe nga ana e kryetarit të Senatit të Universitetit, Prof. Dr. Vullnet Ameti pranoi Monografinë dhe disa revista të kësaj vatre të dijes.

Banner

Related posts

Despotovski:Nënshkruhet marrëveshja me “BMZ” për një investim 65 milionë euro në #TIRZ, 775 vende të reja pune!

admin

Pritje e jashtëzakonshme për Isen Shabanin në Gradec

Gjyla Halili

Lladrovci: Kosova me PDK-në, janë të bekuara me atdhetarët që në çdo situatë i dalin zot atdheut e kombit

Gjyla Halili

Leave a Comment