AKTUALE

Tahiri: Amerikanët s’do ta lejojnë Kurtin që ta fsheh përmbajtjen e bisedimeve me Serbinë siç bëri deri më tash

sh-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar të martën se temë qendrore në takimin e radhës me palës kosovare dhe asaj serbe do të jetë zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se amerikanët nuk do ta lejojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ta fsheh përmbajtjen e bisedimeve “siç ka bërë deri më tani”

“Prej diskursit të luftës te marrëveshja pa njohje, pranimi i Asociacionit, autonomi për pakicën serbe, tensionet në veri, ndërsa tash te zbatimi i Asociacionit që do të jetë temë qendrore në dialogun e radhës – Amerikanët do të na tregojnë se çfarë u bisedua; nuk do ta lejojnë Kurtin ta fsheh përmbajtjen e bisedimeve siç beri deri më tash”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, takimi i radhës mes kryeministrit Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillohet me 14 shtator.

Lajmin e ka konfirmuar ditë më parë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Spanjë.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash. /Telegrafi/

Related posts

Deklarata e Vuçiqit, Xhaferi: Propagandë dhe tendencë e përgatitur kundër BDI-së

Gjyla Halili

Buxhovi: Takimi i Ohrit mes Kurtit e Vuçiçit mund të shpallet i suksesshëm edhe pa firmosje

admin

Shpresa Luftija kandidate për deputet nga Fronti Europian në zonën 6

Gjyla Halili

Leave a Comment