AKTUALE

Osmani: Nëna Tereza, nuk bëri vepra për bujë, por bëri bujë në vepra

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar edhe sot në Tiranë ku ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës për Shën Nënën Tereza në Pallatin Presidencial.

Ajo, në konferencën për media, ka deklaruar se të gjitha elementet që shfaqen në këtë ekspozitë tregojnë se Nëna Tereza ishte me rrënjë shqiptare.

“Puna e saj dhe përkushtimi i palëkundur ndaj të varfërve dhe flijimi i saj vetmohues në funksion të së mirës për gjithë njerëzimin kanë lënë gjurmë të pashlyeshme kudo në botë. Kjo ekspozitë me dokumente arkivore një udhëtim nëpër paqe të historisë së saj personale, por edhe historisë së njerëzimit në përgjithësi, duke e ditur se ajo ishte e të gjithëve dhe për të gjithë”.

“Nëpërmjet këtyre dokumenteve zbërthehet profili i Shën Terezës, thjeshtësia e fjalëve të saj, thellësia e bindjeve dhe fuqia e dashurisë së saj, dhe po ashtu edhe rrënjët e saj shqiptare. Ajo nuk bëri vepra për bujë, por bëri bujë në vepra”, ka thënë Osmani./Klankosova.tv

Banner

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Kontrolle të forta për ajër më të pastër dhe gjoba për shkelësit, thonë nga Qyteti i Shkupit

Gjyla Halili

Pesë kryetarë komunash vizitojnë Parlamentin Evropian, i pret zv. Presidenti Wieland

Gjyla Halili

Leave a Comment