SHQIPËRI

Hapet ekspozita për nder të Nënë Terezës në Tiranë, marrin pjesë Osmani e Begaj

Në oborrin e Pallatit Presidencial në Tiranë, është hapur ekspozita me rastin e përvjetorit të vdekjes së Nënës Terezë. Në këtë aktivitet po marrin pjesë të dy presidentët: Bajram Begaj,…

Në oborrin e Pallatit Presidencial në Tiranë, është hapur ekspozita me rastin e përvjetorit të vdekjes së Nënës Terezë.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë të dy presidentët: Bajram Begaj, president i Shqipërisë dhe Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Në këtë ekspozitë janë të shfaqura fotografi e dokumente nga arkivat e 3 vendeve shqipfolëse (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut), e që kanë të bëjnë me humanisten shqiptare.

Pas këtij aktiviteti presidentet do të vendosin kurora në monumentin ‘Nënë Shqipëri’.

Kjo ngjarje po organizohet në kuadër të vizitës dy ditore të shefes së shtetit të Kosovës në Tiranë.

Banner

Related posts

19 vjeçari bëhet për spital pasi bie nga kati i dytë i hotelit

admin

Kaosi në PD/ Ish-kreu i KQZ-së tregon si mund të futen në zgjedhje kandidatët e Berishës: Ka ndodhur dhe në vitin 2001

admin

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: Opozita finalizon në orët që vijnë koalicionin 

admin

Leave a Comment