BOTA

Lindi me prerje cezariane, gruas i lënë brenda në bark një pajisje kirurgjikale për 18 muaj

Një pajisje kirurgjikale në madhësinë e një pjate u la në barkun e një gruaje në Zelandën e Re, pasi lindi me prerje cezariane në një spital të Auckland.

Një instrument i butë tubal i përdorur për të mbajtur plagët e hapura kirurgjikale, u hoq vetëm 18 muaj pas lindjes së saj. Gjatë kësaj kohe, gruaja duroi dhimbje të forta, duke bërë shumë vizita nëpër mjekë të ndryshëm, derisa bëri një skanim CT. Rregullatorët shëndetësorë deklaruan se spitali publik ka dështuar.

“Është e vetëkuptueshme që kujdesi i ofruar ra nën standardin e duhur, sepse mjekët nuk identifikuan këtë pajisje gjatë kontrolli rutinë, duke bërë që të ngelte brenda barkut të gruas”, tha komisionerja e Shëndetit dhe Aftësisë së Kufizuar i Zelandës së Re, Morag McDowell.

Stafi nuk ka asnjë shpjegim se si kjo pajisje përfundoi në barkun e  gruas dhe si nuk nuk arritën ta shikonin para mbylljes. Komisioneri vuri në dukje se ishte hera e dytë në dy vjet që një pajisje ishte lënë në një pacient në spitalin e Auckland.

Z McDowell tha se ishte e zhgënjyer, duke pasur parasysh se i njëjti sistem spitalor, kishte shkelur tashmë të drejtat e pacientit në vitin 2018, pasi la një shtupë në barkun e një gruaje pas operacionit. Drejtori i operacioneve të Te Whatu Ora Group për Auckland, Mike Shepard, i ka kërkuar falje pacientit.

“Ne kemi rishikuar kujdesin e pacientit dhe kjo ka rezultuar në përmirësime në sistemet dhe proceset tona të cilat do të zvogëlojnë mundësinë që incidente të ngjashme të përsëriten”, tha ai.

“Dëshirojmë të sigurojmë publikun se incidente si këto janë jashtëzakonisht të rralla dhe ne mbetemi të sigurt në cilësinë e kujdesit tonë kirurgjik dhe maternitetit,” tha ai.

Gjendja aktuale e shëndetit të gruas nuk dihet edhe pse komisionerja nuk raportoi ndonjë dëmtim të madh. Çështja e saj tani po shqyrtohet nga avokatët për të parë nëse duhet të ndërmerret ndonjë veprim i mëtejshëm, si akuzat disiplinore.


Top Channel

Related posts

Pas zjarrit, vijojnë punimet në Notre Dame de Paris! Hapja e parashikuar në vitin 2024

admin

Blinken tregon çfarë kërkoi nga Lavrov në takimin e zhvilluar në Indi

admin

I mbijetoi sulmit rus, gruaja e deputetit ukrainas pozon në kopertinën e Playboy

admin

Leave a Comment