SPORT

Onana konfirmon rikthimin te Kameruni

Portieri i Manchester United, Andre Onana ka konfirmuar se do të rikthehet në Kombëtaren e Kamerunit.

Onana nuk është paraqitur për vendin e tij që nga ndeshja hapëse e fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar, ku skuadra afrikane humbi 1-0 ndaj Zvicrës. Pas ndeshjes, u kuptua se 27-vjeçari u përplas me trajnerin Rigobert Song dhe u dërgua në shtëpi.

Song përmendi një shkelje disiplinore si arsyen e vendimit të tij. Kameruni u eliminua nga botërori pavarësisht një fitoreje ndaj Brazilit në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin G. Që atëherë, Onana nuk është ftuar për kualifikueset e Kupës së Kombeve Afrikane apo miqësoren ndërkombëtare me Meksikën deri më tani këtë vit.

Sidoqoftë, në një deklartë të lëshuar në platformën “X”, portieri njoftoi se është thirrur për ndeshjen finale kualifikuese të vendit të tij kundër Burundit..

Banner

Related posts

Tenistja ukrainase refuzon të takohet me kundërshtaren ruse

admin

Peja fiton klasiken e basketbollit kosovar

admin

Brezovica 2023, fundjava me super sfidën e radhës

admin

Leave a Comment