SPORT

Lautaro shkruan historinë, mes dhjetë golashënuesve më të mirë të Interit

Lautaro Martinez është duke kaluar një moment shumë të mirë me Interin, ndërsa në ndeshjen e fundit, atë ndaj Fiorentinës realizoi dy gola në fitoren 4-0 të ekipit të tij.

Këto gola të realizuara së fundmi nga argjentinasi, kanë bërë që statistikat e tij t’u bashkohen atyre të golashënuesve më të mirë në historinë e klubit “zikaltër”.

Lautaro arrin në kuotën e 106 golave, duke mbajtur vendin e golashënuesit të dhjetë më të mirë në historinë e Interit.

Aktualisht synon pozicionin e nëntë që mbahet nga Christian Vieri me 123 gola.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Nuk ka miqësore për Shqipërinë, Sylvinho debuton me Poloninë

admin

Djalit sirian që shpëtoi nga tërmeti, iu plotësua ëndrra

admin

Kur do të luhet derbi i madh mes tyre?

admin

Leave a Comment