KOSOVË

Zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët me kushte

Serbët e veriut përcjellin kërkesat e politikanëve të tyre në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të reja për kryetarë të komunave në këtë pjesë të vendit, të cilët paralajëmrojnë vështirësi në këtë proces nëse këmbëngulin në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tërhiqjen e policisë nga veriu, lirimin e të gjithë të burgosurve serbë, si dhe tërheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave të komunave veriore.

“Është e duhur që zgjedhjet të mbahen, të jenë legale dhe legjitime. Mirëpo ka disa kushte që paraprakisht duhet plotësuar. Të tërhiqen të gjitha forcat policore, të lirohen hapësirat komunale dhe arsimore. Poashtu kusht është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili është nënshkruar para njëmbëdhjetë vjetsh.

“Zgjedhjet duhet të mbahen, por duhet të plotësohen kushtet, të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të lirohen të arrestuarit, me një fjalë të plotësohen të gjitha kushtet. Edhe kryetarët, të cilët nuk përfaqësojnë shumicën duhet të largohen. Sipas të gjitha gjasave, popullata nuk do të dalë për të nënshkruar peticionin, derisa të mos plotësohen këto kërkesa.

“Duhet të mbahen zgjedhjet, të formohen komunat me shumicë serbe në mënyrë që të jetojmë të gjithë së bashku dhe të kemi të drejta të barabarta. Edhe policët të jenë serbë e shqiptarë. Nuk do të dalin qytetarët në zgjedhje nëse nuk ka Asociacion të komunave me shumicë serbe”.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike në pjesën veriore të vendit, Emir Azemi, si zgjidhje të vetme për mbajtjen e zgjedhjeve atje e sheh marrëveshjen politike mes palëve në proces, si dhe garanci të fortë nga ana e SHBA-së. Ai gjithashtu sugjeron dorëheqjen e kryetarëve si opsion më të lehtë dhe më të mirë për të tejkaluar situatën.

“Peticioni prej 20 për qind mund të jetë një proces ose vullnet politik për të dëshmuar se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje, por nëse shkohet në fazën e dytë që është pesëdhjetë plus një, mendoj se këtu do të ngecet, këtu do të dështojë procesi, sepse për mendimin tim është e paarritshme dhe e pamudur, siç shihet nga e kaluara që të dalin mbi 10 mijë qytetarë të votojnë në një proces zgjedhor. Është shumë e vështirë të arrihet që të votohet pesëdhjetë plus një, në një proces pas njëzetë përqindëshit që është paraparë me udhëzimin administrativ”.”- thotë Emir Azemi, analist politik.

Ndryshe, faktori ndërkombëtar i konsideron zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore të Kosovës, si çështje parësorepër shtensionimin e situatës, pasi që nga marrja e detyrës së kryetarëve shqiptarë janë shkaktuar tensione e trazira në këtë pjesë të vendit./RTV21

Related posts

Tre policët që po mbahen në paraburgim në Serbi do të vizitohen sot nga familjarët e tyre

admin

Kërkohet llogari për Kosovën, Abazoviq thirret me urgjencë në Parlament

admin

Kosova nuk e pranoi draft-statutin për Asociacionin

admin

Leave a Comment