SPORT

“Me ju jemi 12”, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Poloni

Banner

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se për ndeshjen ndaj Polonisë tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kuqezinjtë do të luajnë në udhëtim ndaj Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e presin Poloninë në “Air Albania”.

Përmes një njoftimi, FSHF ka falenderuar të gjithë tifozët që kanë vendosur të jenë të pranishëm në “Air Albania”, teksa i ka ftuar ata që të krijojnë një atmosferë të ngrohtë e pozitive, si dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

Banner

Related posts

Viniciusin e lëshojnë nervat në ndeshjen Real Madrid – Barcelona

admin

Rugova: Zyrtarisht po nis projektin e radhës për rinovimin dhe transformimin e 15 fushave të para

admin

Hajdar Thaçi reagon: Çmenduri në Gjakovë, na detyrojnë me pagu për stërvitje në palestrën “Shani Nushi”

admin

Leave a Comment