AKTUALE

Osmani takon Ramën: Bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane

Pas takimit me kreun e shtetit, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Nga pamjet e shpërndara nga Presidentja Osmani, vizita ka qënë disa minuta me kreun e qeverisë në zyrë, ku dhe i ka dhuruar një libër.

Mësohet se më pas, nën shoqërinë e delegacioneve, në këmbë, janë drejtuar nga vila nr.30, në Bllok.

Nuk dihet se cilat kanë qenë temat e bisedimeve, por vetë Vjosa Osmani ka theksuar se pavarësisht qasjeve të ndryshme, Shqipëria dhe Kosova kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka shkruar Osmani në platformën X. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Tetovari Asllan Koka e jep shtëpinë si garancion për Artan Grubin!

Gjyla Halili

Artin Spahiu: Tetova meriton qytetërim dhe zhvillim, jo kriminalitet dhe degradim!

Gjyla Halili

Sot në Kuvendin e Kosovës do t’i zhvillojë punimet konferenca rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”

Gjyla Halili

Leave a Comment