AKTUALE

Kuka: Nëntë medalje të arta, ishte befasi edhe për mua

​Tetë medalje të arta individuale dhe një ekipore si dhe shumë te tjera të argjendta e të bronzta ishte bilanci që xhudistët kosovarë e arritën në Kampionatin Ballkanik të xhudos që u zhvillua më dy dhe tre shtator në Pejë.

Shkëlqimi i xhudistëve si Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Luara Fazliu e të tjerë edhe ishte pritur, por befasia erdhi edhe nga shumë xhudistë të rinj.

Një sukses kaq të madh, xhudistja Nora Gjakova thotë se e kishin pritur. Ajo deklaroi se ishin përgatitur për t’i fituar këto medalje.

“E kemi pritur, nuk është se nuk e kemi pritur sepse jemi përgatitur. Nuk është niveli ky për të cilin përgatitemi, përgatitemi normal për gara të nivelit të lartë dhe kemi pritur që sot të dominojmë edhe shkoi ashtu siç jemi përgatitur…Shumë ndjenjë më ndryshe, edhe duke hyrë në tatami ishim më të motivuar se në vendet tjera dhe na ndihmoi që të tregojmë edhe përformancë më të mirë.”, theksoi Gjakova

Ajo shtoi se tani synimi i radhës është të arrijnë suksese në Kampionatin Evropian të Xhudos që po ashtu do të mbahet në Kosovë në muajin dhjetor të këtij viti

“Shpresoj që po, Kampionati Evropian normal është nivel pak më i lartë, por dëshira jonë është që përsëri të jemi në majë të podiumit.”, tha Gjakova.

I befasuar nga numri i madh i medaljeve të arta u shpreh edhe vet trajneri më i mirë i xhudos në botë, Driton Kuka. Ai tha se kishte pritur katër ose pesë medalje të arta.

“Faktikisht kam pritur që ekipi olimpik meqenëse kanë marrë pjesë në këtë garë që t’i kemi katër apo pesë medalje të arta, por tetë të arta edhe medaljen e artë ekipore, të them të drejtën është edhe për mua befasi. Ka qenë shumë interesant që disa xhudistë tanë të rinj e kanë shfrytëzuar këtë momentum për të dhënë performancën e tyre më të mirë dhe jam jashtëzakonisht i gëzuar sepse përveç këtyre yjeve të sportit tonë të cilët tashmë janë të mirënjohur në arenën ndërkombëtare, kanë ardhur në shprehje edhe xhudistë të rinj, kështu që është vlerë e shtuar e kësaj gare.”, tha Kuka.

Zhvillimi i luftërave si vendas, Kuka tha si ia ka motivuar tej mase xhudistët të cilët treguan luftëra të forta përballë rivalëve të tyre.

“Kategoria 60-66, dy djem të ri kanë performuar mirë dhe kanë fituar medalje të arta, Shpati ka luftuar mirë, normal ekipi Olimpik patjetër, të gjitha, ka qenë një performancë e jashtëzakonshme…Po më duket që ka reflektuar pozitivisht. Normal ndodh që ndonjë garues kur e ka egon pak më të fortë që para shikuesve të vet të ketë ndoshta stres pak më shumë, por në princip shumica kanë qenë të motivuar, e jo e kundërta.”, tha Kuka.

Pas Kampionatit Ballkani, Kosova do ta organizojë edhe Kampionatin Evropian të Xhudos që do të zhvillohet në muajin dhjetor/rtv21

Related posts

Sela për ditën e mësuesit: Ata janë pishtarët e civilizimit, ngritjes dhe zhvillimit të kombit

Gjyla Halili

“Grupi i Zjarrit” demanton: Spekulimet se do të kyçemi te Lëvizja Besa të pavërteta

admin

Lëvizjes BESA riorganizon nëndegët e saj në Kumanovë

Gjyla Halili

Leave a Comment