AKTUALE

Halimi: Në vend se të flsinim për digjitalzimin e shkollave, ne duhet të përballemi me harrnime të Qeverisë

Kjo nuk do të ishte temë sikur të kishim një Qeveri të përgjegjshme dhe të dijshme. Tashti në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë”

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikaur Qeverinë Kurti, duke thënë “se vend që të flsimin për digjitalzimin e shkollave, na duhet të përballemi me sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë”.

E sipas Halimit, e gjithë kjo që po ndodh me tekste shkollore është pasi kemi një Qeveri të “papërgjegjëshme dhe të paaftë”

“Sot është e diel, vikendi i parë i shtatorit, mot i jashtëzakonshëm, mundësi ideale që prindërit të kalojnë kohë pushimi me fëmijët e tyre, në Parkun e Gërmisë apo kudo tjetër. Mirëpo Qeveria që komplikon gjithçka, ua ka shtuar një brengë më shumë, duke i detyruar të vrapojnë nga një librari në tjetrën, e të presin në radhë të gjata, për librat që shpesh edhe nuk mund t’i gjejnë. Kjo nuk do të ishte temë sikur të kishim një Qeveri të përgjegjshme dhe të dijshme. Tashti në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë!”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Related posts

Siljanovska-Davkova: Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe

Gjyla Halili

Sot takimi i Osmanit me liderët e partive

Gjyla Halili

Veliçkova: Vërtetimet nga gjykatat qytetarët do të mund ti marrin në mënyrë elektronike

Gjyla Halili

Leave a Comment